PSG rivalizon Unitedin për Sanchon

03 Mars 2019

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin.

Talenti i madh anglez ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë plot 14 asistime për skuadrën e tij në Bundesliga këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira me Dortmundin kanë bërë që Sancho të bëhet objektiv i madh i skuadrave evropiane.

Lexo po ashtu: Sancho shkruan historinë në Bundesliga

Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë çmendurinë për ta rikthyer Sanchon në Angli këtë verë.

Sancho po llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në botë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez janë gati të bëjnë 18-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë anglez në histori të futbollit, duke paguar rreth 80 milionë euro për të.

Megjithatë, sipas mediumit The Mirror, Unitedi tani duhet të luftojë me Paris Saint-Germain për xhevahirin e Dortmundit.

Lexo po ashtu: Jadon Sancho objektivi kryesor i Manchester United, Djajtë e Kuq janë gati të paguajnë 70 milionë për anglezin

Transferimi i Sanchos do të jetë i vështirë për të dyja klubet pasi lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe Dortmund këmbëngul se ai nuk është në shitje.

Liderët e Bundesligës nënshkruan me Sancho nga rivalët e Unitedit, Manchester City në verën e vitit 2017. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan