PSG sfidon Barçën për talentin holandez

Paris Saint-Germain është e interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit të Frenkie De Jong. Holandezi është kërkur prej disa kohësh nga Barcelona. Këta të fundit pak javë më parë kanë tentuar që të nënshkruajnë me 21-vjeçarin. Gjigantët francezë janë në kërkim të një ‘6’-shte dhe ‘8’ në këtë merkato dhe holandezi shihet lojtari i përshtatshëm për ta. Kjo është edhe arsyeja përse drejtuesit e kampionëve të Ligue 1 janë takuar me agjentin e lojtarit, Ali Dursun. Drejtori sportiv i klubit parisian, Antero Henrique ka nisur bisedat me përfaqësuesin e De Jong, për ta bindur që të firmosë në kryeqytetin francez.

Përveç holandezit, PSG ka shfaqur interes edhe për disa lojtarë të tjerë që do t’i ketë për sezonin e ri futbollistik, 2018-19. Në listën e dëshirave të klubit francez janë: mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante dhe Julian Ëeigl i Borussia Dortmund.  Edhe Radja Nainggolan, i cili nënshkroi kohët e fundit për Interin.

Me këtë ndërhyrje për De Jong, klubi francez përplaset sërish me blaugranët, që nga momentet e pakënaqësisë që patën pas konfliktit për Neymar. Barça ka paraqitur dy oferta për lojtarin e ri holandez, por tani Ajax nuk dëshiron që t’a transferojë, pasi ka kërkuar 50 milionë euro. Një shifër që për momentin nuk i është adresuar akoma Barcelonës.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan