PSG sulmon klubet gjermane, tregon edhe arsyen e largimit të Meunier

18 Korrik 2020

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka folur për kontrat që iu ofruan lojtarëve për dy muaj.

Sipas tij, Thomas Meunier, ka kërkuar pagë më të lartë për dy muaj.

“Për të gjithë lojtarët që ishin në fund të kontratës u zgjodh e njëjta ofertë: zgjatje për dy muaj për të përfunduar garat në të njëjtat kushte siç ishin kontrata e tyre. Thiago Silva, Eric Choupo-Moting dhe Sergio Rico u sollën në mënyrë të përsosur dhe pranuan kushtet”.

Leonardo (Foto: PSG English/Twitter)

“Meunier, megjithatë, kishte nënshkruar me Borussia Dortmundin. Ai kërkoi të merrte të njëjtën pagë për ato dy muaj që Borussia do t’i garantonte. Në këto kushte ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje”.

“Ai kërkoi të ishte pjesë e grupit deri në ditën e fundit të kontratës. Ne i thamë jo sepse nuk kishte kuptim që ai ta bënte atë për tetë ditë dhe kështu nuk u lejua të hynte në qendrën sportive. Më 26 e kishim njoftuar transferimin e tij”.

Sipas tij ka konkurrencë të padrejtë nga klubet gjermane, dhe për këtë Leonardo shpjegon arsyet.

“Bayern Munich, Leipzig dhe Borussia Dortmund po blejnë gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj francezë. Ata janë një rrezik për sektorin e të rinjve, ky është një problem i madh”.

“Kontaktojnë prindërit, miqtë, anëtarët e familjes, duke i bërë lojtarët të vendosin sipas familjes që 15-16 vjeç”.

“Ndoshta duhet të ndryshojmë rregullat për të mbrojtur klubet franceze”.

Për këtë ai e kishte me Kouassin, që ka shkuar nga PSG te Bayern si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan