PSG thuhet se do të bëjë ofertë të majme për Dybalan

10 Gusht 2019

Paris Saint-Germain po tenton ta transferojë në këtë afat kalimtar Payulo Dybala nga Juventusi, në rast se Neymari largohet nga Parku i Princave.

Skuadra franceze duket se do ta lejojë largimin e sulmuesit brazilian, që po kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona.

Kampioni i Ligue 1 ka kthyer interesimin për sulmuesin 25-vjeçar, pasi Zonja e Vjetër është e gatshme ta shesë argjentinasin.

Sipas Tuttomercatoweb parisienët kanë dërguar sinjale të qarta te skuadra italiane se dëshirojnë ta transferojë ‘La Joyan’ në këtë afat veror.

Juventusi kërkon mbi 100 milionë euro nga shitja e Dybalas, derisa janë të fokusuar në transferimin e Mauro Icardit nga Interi.

Lexo po ashtu: Dybala kthehet në Juventus, fansat nuk e duan largimin e tij

Argjentinas ishte afër të kalonte në fillim të këtij muaji te Manchester Unitedi, mirëpo refuzojë transferimin në Old Trafford.

Dybala lidhej ehe më një shkëmbim me bashkëkombësin e tij te Nerazzurët, por edhe kjo ide nuk i pëlqeu, gjeras tani mund të bindet nga paga e majme e parisienëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com