PSG vazhdon me fitore, mposht Nantes në udhëtim

04 Shkurt 2020

Paris Saint-Germaini e ka regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1 duke fituar në udhëtim te Nantes me rezultat 2-1.

Sulmuesi në huazim, Mauro Icardi, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të pasi e devijoi goditjen nga anësori Angel Di Maria.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët e shënuan edhe golin e dytë përmes Thilo Kehrer (57’), ndërsa sërish asistues ishte Di Maria që harkoi nga këndi.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 68-të me golin e Moses Simon, i cili e ngushtoi rezultatin, mirëpo nuk arritën ta barazonin rezultatin deri në fund.

Kjo fitore e rrit diferencën e Paris Saint-Germainit në krye të tabelës, me 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan