Publikohen pamjet e para të topit të Ligës së Kampionëve, me të cilin do të luhet në edicionin e ardhshëm

15 Maj 2019

Ky sezon i Ligës së Kampionëve do të mbahet gjatë në mend, pasi kemi pasur rastin t’i shikojmë pesë përmbysje të rezultateve, nga të cilat ishin edhe disa befasi të këndshme, si rikthimi i Tottenham Hotspur ndaj Ajaxit.

Gara më e madhe në Evropë për klube ka kaluar nëpër një sezon që padyshim është futur në histori, pasi që vlen të përmendet ndeshja në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit, ku nga 3-0, rezultati u përmbysë në 4-0.

Ky sezon i Ligës së  Kampionëve përfundon më 1 qershor, ku në finale do të përballen, Tottenhami dhe Liverpooli në Wanda Metropolitano në Madrid.

Pas finales së madhe, UEFA ka filluar t’i planifikojë gjërat e reja që do të implementohen në sezonin e ri, që nga topi e deri te rregullat e tjera më të rëndësishme.

Foto:(Footy Headlines)

Si në çdo sezon tjetër, edhe në të riun, pamja e topit do të ndryshojë. Në këtë sezon ishte me ngjyrë blu dhe të bardhë, ndërsa në sezonin e ri pritet të jetë me një shumëllojshmëri të ngjyrave, por që dominon ajo e bardha.

Footy Headlines i ka publikuar pamjet e topit që do të përdoret në edicionin 2019/2020 në Ligën e Kampionëve, e që është vërtet i bukur për t’u parë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Topi, që ka disa panele në formë yjesh dhe disa të tjerë të ngjyrosur, mban përsëri logon e kompanisë së famshme, Adidas. Topi pritet të zyrtarizohet në gushtin e këtij viti. /Telegrafi/

www.telegrafi.com