Publikohet lista e futbollistëve të Milanit që do të vijnë në Kosovë për ndeshjen ndaj Feronikelit

09 Korrik 2019

Është zyrtarizuar ndeshja miqësore mes kampionit në fuqi të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit italian Milan.

Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve do të zbarkojnë në Prishtinë për një ndeshje miqësore me Niklin.

Ky takim është zyrtarizuar për tu zhvilluar më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

AC Milan. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

E Milani në këtë sfidë do të vije me skuadrën e tyre më të mirë, pasi nuk do t’i mungojnë yjet.

Nga kapiteni Alessio Romagnoli, tek portieri Gianluiggi Donnarumma e yjet tjerë si Piatek, Kessie e Bonaventura do të jenë në Prishtinë.

Skuadra e trajnerit Gianpaolo do të vije në kryeqytetin kosovar me 22 futbollistë.

Lista është publikuar nga faqja e tifozëve të Milanit, AC Milan News.

Kujtojmë se transmetimin e drejtpërdrejt të takimit e ka ekskluzivisht RTV Dukagjini, i cili do t’i bëj edhe një mbulim special para dhe pas ndeshjes./Telegrafi/

www.telegrafi.com