Pulisic: Jam i lënduar nga vendimet e Lampardit

07 Tetor 2019

Chrsitian Pulisic ka thënë se ai është i lënduar nga minutazha që po i ofron Frank Lampardi te Chelsea.

Anësori amerikan u inkuadrua në pjesën e dytë në fitoren 4-1 ndaj Southamptonit në fundjavën që shkoi duke asistuar te goli i Michy Batshuayit, mirëpo dëshiron të luajë më shumë.

Mason Mount, Ross Barkley, Willian dhe Pedro, e kanë lënë jashtë formacionit 21-vjeçarin, që ende nuk e ka shënuar golin e parë te The Blues.

“Nuk kam pritur se do të kem kaq minuta te Chelsea sa do të doja”, u ka thënë Pulisic mediave në Angli.

“Ishte e vështirë të mos jem pjesë e skuadrës ndaj Lilles dhe për më shumë e ndjeja vetën të lënduar nga ky veprim, por ishte vendimi i trajnerit dhe unë e respektoj”.

Lexo po ashtu: Pulisic i zhgënjyer me hapësirat e pakta te Chelsea

“Natyrisht se jam i lumtur me asistimin që e bëra në fitoren ndaj Southamptonit, por dëshira ime është që të luajë më shumë dhe ta ndihmojë skuadrën”, ka shtuar më tej amerikani.

Pulisic u transferua te Chelsea në afatin e janarit, por qëndrojë në huazim te Dortmundi deri në fund të sezonit 2018/19, për t’u bashkuar me skuadrën në këtë sezon. /Telegrafi/

www.telegrafi.com