Punë e mbaruar, Lautaro Martinez shkon tek Interi

13 Mars 2018
Punë e mbaruar, Lautaro Martinez shkon tek Interi

“Kalimi i Lautaro Martinez-it tek Interi është me 99% punë e mbaruar. Mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe disa detaje të vogla”. Kështu informoi menaxheri i futbollistit argjentinas Beto Yaque në një intervistë në programin “Espacio Acade” në Radio Argentina. Për futbollistin kishte një interesim të madh nga disa klube evropiane, por klubi zikaltër u ka paraprirë të gjithëve.  

“Ne kemi folur me shumë ekipe dhe nëse bëj listën, ndoshta harroj ndonjë. Më kërkuan informacione për të Fiorentina, Monaco, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Roma dhe Manchester United”.

Beto shpjegoi edhe detajet e transferimit të klientit të tij tek Interi. “Ne po presim momentin e duhur për të ardhur në Itali, gjithsesi nuk do të jetë gjatë miqësores me kombëtaren. Projekti që Interi na prezantoi e joshi Lautaro-n, nëse Icardi ikën, do të jetë ai numri 9. Javier Zanetti dhe drejtori sportiv na thanë se Lautaro-n e shikojnë protagonistin e ardhshëm të Interit”./EDS/