Punimet për “Unazën e Madhe”, do shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhës. Punonjësit e IKMT-së nxjerrin orenditë…

26 Qershor 2020

TIRANE

Është shembur shtëpia e ish-bashkëshortes të ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Banesa ndodhej në zonën ku kalon projekti i Unazës së Madhe.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” se janë nxjerrë orenditë nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës.

“Janë nxjerrë orendi nga banesa e saj. Objekti 2 katësh ishte i zënë, jetonte aty bashkëshortja e diktatorit. Shumë pranë ish shtëpisë së Nexhmije Hoxhës ndodhet edhe një mjet, që pritet të shembë ndërtesën 2 katëshe. Shpronësimi i banesës i hap rrugën projektit të Unazës së Re. Banesa e Hoxhës është shpronësuar.

Aty ku ndodhet godina, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe. Në këtë vend është hapur një gropë e madhe, pasi këtu nis nën-kalimi në sheshin “Shqiponja”. Është apartamenti i fundit që po zbrazet, frigoriferi, televizioni gjithçka tjetër”, tha gazetari Skëndaj.

Punonjës të IKMT-së dhe të Bashkisë së Tiranës po nxjerrin sendet shtëpiake në shtëpinë ku jetoi Nexhmije Hoxha, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com