Puyol: Messi, më i miri në histori të futbollit

20 Prill 2019

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol e ka cilësuar ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Puyol, i cili fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, vlerëson Messin si një lider të vërtetë të skuadrës së Ernesto Valverde, teksa shtoi se është përmirësuar vazhdimisht dhe është më i miri ndonjëherë.

Lexo po ashtu: Van Dijk: Messi është lojtari më i mirë në botë, do të jetë e vështirë ta ndalim

“Ai po luan në një nivel të pabesueshëm. Për mua, ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë fillimisht tha Puyol për Goal.

“Ai e ka treguar këtë sezoni pas sezoni dhe ju mund të shihni se si loja e tij ka evoluar, të gjitha gjërat që ai i bën”.

Messi dhe Puyol duke festuar një gol së bashku (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ju mund të shihni se ai po përmirësohet çdo vit me atribute të reja që se ka sjellë gjëra të reja në lojën e tij”.

Lexo po ashtu: Jose Mourinho i tregon Liverpoolit si ta ndalin Lionel Messin: Duhet të krijosh një ‘kafaz’

“Ai është përmirësuar në çdo mënyrë dhe ai po bën një hap përpara në nivel personal”.

“Ka qenë gjithmonë një lider në fushë, por tani, ju mund të shihni se ai është një lider edhe jashtë fushës”, përfundoi ish-kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com