PyeongChang 2018/ 17-vjeçarja triumfon në snowboarding

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 14:54
Sportistja amerikane shpallet kampione

Chloe Kim është kampionia e re e Snowboard Halfpipe në Lojërat Olimpike PyeongChang që po zhvillohen në Kore. Sportistja 17-vjeçare amerikane me origjinë nga Korea e Jugut ka triumfuar me 98.25 pikë përballë kinezit Jiayu Liu, që mori medalje të argjendtë me 89.75 dhe bashkëlojtaren Arielle Gold, me medalje bronzi për 85.75 pikë.

"Ishte vërtetë shumë emocionuese, jam e lumtur. Ja dedikoj fitoren prindërve të mi. Kanë bërë shumë për mua dhe karrierën time. Jam shumë e lumtur për rezultatin e arritur. Në të vërtetë akoma nuk kam arritur ta besoj këtë që sapo arrita. Jam e lumtur që arrita të triumfoj."- ka thënë Kim. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike