PyeongChang 2018/ Burrë e grua fitojnë medaljen e bronztë në curling

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 11:53

Janë burrë e grua dhe do të kthehen në Rusi me një dhuratë shumë të bukur si çift: medaljen e bronztë olimpike. Anastasia Bryzgalova dhe Aleksandr Krushelnitckii dolën të tretet në curling dyshe (m/f) duke mundur 8-4 dyshen norvegjeze të përbërë nga Kristin Skaslien dhe Magnus Nedregotten.

“Është shumë e rëndësishme për ne, edhe në nivelin sportiv të jemi një familje. E kem kaluar bashkë zhgënjimin për humbjen në gjysmëfinale. Jemi burrë e grua, të dy jemi të bashkuar dhe jemi krenarë për gjithçka”, thanë fituesit. Krushelnitckiy dhe Bryzgalova u martuan vitin e kaluar.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike