PyeongChang 2018/ Marcel Hirscher më në fund fiton medaljen e artë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 11:23
Austriaktu fiton të artën, në podium edhe 2 francezë

Me disiplinën e kombinimit filloi olimpiada e skive alpine. Era gjithsesi ndikoi garën duke ulur nisjen e tatëpjetës dhe të Super G. Siç ishte parashikuar, medaljen e artë e fitoi Marcel Hirscher.

Kanibali austriak shënoi një kohë të mirë në tatëpjetë dhe më pas u tregua fenomen në slalom. Në podium u ngjitën edhe francezët Alexis Pinturault (+0.23)(argjendtë) dhe Victor Muffat-Jandet (+1.02) (Bronztë).

Hirscher doli i 12-ti pas fazës së parë të garës, por arriti që të rekuperojë një deficit prej 1.32 sekondash në raundin e dytë. Pasi përfundo garën, ai e përshkoi fitimin një medaljeje olimpike si një ëndërr të kthyer në realitet. “Çdokush e thoshte se karriera ime ishte e mirë por i mungon një medalje ari. Tani e fitova. Është perfekte, e pabesueshme. Ëndërr e kthyer në realitet”, deklaroi ai pas garës.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike