Qaka zbulon Rumaninë: Nga qentë e rrugës te… Dinamo

Kamer Qaka është në qendër të vëmendjes në Rumani. Mesfushori 22-vjeçar kuqezi i Poli Iasi, në një intervistë të dhënë për “fanatik.ro”, tregon se si u transferua nga Norvegjia në ekipin e tij aktual, por edhe shumë gjëra të tjera interesante.

“Një ditë, një agjent erdhi tek unë dhe më pyeti: ‘Çfarë do të thoshit nëse do ju thosha të vinit në Rumani? Shiko, unë kam një ekip për ju’. I thashë, ‘Sigurisht, pse jo?’. Doja një sfidë të re, të largohesha nga Norvegjia dhe të shihja vende të tjera. Natyrisht, nuk kisha dëgjuar për Poli Iasi, vetëm për Steaua dhe për Cluj. Ku i pashë? Në ndeshjet e grupeve të Champions. Kam parë ndeshjet e tyre dhe më ka pëlqyer futbolli që luanin. Për pjesën tjetër të klubeve nuk kisha dëgjuar. Edhe Dinamon e njoha kur erdha këtu”.

NDRYSHIMI MES KAMPIONATEVE

“Është e qartë, në Norvegji janë të çmenduar pas dueleve fizike. Në Rumani luhet më shumë futboll të thuash. Unë jam lojtar teknik, më pëlqen të kem topin, të pasoj. Besoj e kupton se më pëlqen më shumë këtu”.

Jeta në Rumani

“Më pëlqen shumë. Është bukur, njerëzit janë jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të qetë. Dhe ajo që më pëlqen më shumë … (qesh),  është vend i lirë! Pa dyshim i lirë! Unë vij nga Norvegjia dhe atje është shumë e shtrenjtë në krahasim me këtu. Mund të dalësh në qytet, të darkosh dhe të kesh më shumë kënaqësi me pak fjalë.

Çfarë nuk i pëlqen

“Unë kam qen në shtëpi dhe i dua shumë kafshët. Këtu kam parë shumë qen në rrugë. Kjo më bën të trishtohem, sa herë shoh qen në rrugë”.

Me paraqitjet e tij Qaka ka lënë përshtypje të mira dhe për këtë thotë: “Po, kështu ndihem. Ekipi më ka ndihmuar shumë, trajneri më ka lënë dorë të lirë në fushë dhe mund të bëj çfarë unë dua dhe besoj në vetvete”.

Gigi Becali, presidenti i FCSB është një prej atyre që e do me ngulm mesfushorin, pasi është impresionuar prej tij. “Kam dëgjuar për interesimin e tyre dhe më është bërë shumë qejfi për këtë. Është një klub i madh dhe kjo më kënaq, kaq mund të them për momentin. Jam i gëzuar që jam te Iasi tani”.

Te FCSB nuk është fushë me lule. Kur i thua Qakës se Gigi Becali i kritikon shumë lojtarët e tij dhe presioni është i madh, ai nuk e ka problem këtë pjesë. “E di, por nuk kam frikë. Mund të përballoj çdo lloj presioni, edhe atë te Steaua-s. Unë nuk e kam problem çfarë të tjerët thonë për mua, shoh punën time në çdo lloj situate.

Intervista vijon. Lojtari i preferuar? Qaka ende nuk i njeh të gjithë: “Një i vogël, nga Craiova, sulmuesi.. Si quhet ai?”, thotë mesfushori. “Baluta? Po ai. Është shumë i shpejtë dhe teknik, Gjithashtu finalizon shumë mirë. Edhe kolegu im, Catalin Stefanescu. Idhulli im është Marco Veratti. Ai ka gjithçka, teknikë, forcë dhe vizion në lojë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan