Qëndrimi i Khediras do të ketë pasoja në të ardhmen e Emre Can

12 Gusht 2019

Nëse Sami Khedira qëndron te Juventusi, atëherë Emre Can mund të nxirret në listën e transferimeve të Zonjë së Vjetër.

Bianconerët kanë bërë disa ndryshime në mesfushë para fillimit të sezonit të ri, ndërsa Maurizio Sarri është duke i bërë planet e fundit.

Lexo po ashtu: Juventusi ndërron mendje, nuk do ta shesë Khediran

Pas transferimeve të Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, ishte pritur që Khedira të largohej nga Juve dhe ta vazhdonte karrierën diku tjetër.

Sami Khedira (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, është raportuar se Sarri është bindur nga cilësitë e tij dhe dëshiron ta mbajë në skuadër edhe për sezonin 2019/2020.

Ndërkaq, Sport Mediaset paralajmëron se nëse ndodh kjo, atëherë do të ketë pasoja te Emre Can, i cili iu bashkua kampionit italian në verën e kaluar si transfer i lirë nga Liverpooli.

Emre Can (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

25-vjeçari që regjistroi 37 paraqitje dhe katër gola në sezonin e tij debutues, mund të shitet deri në fund të muajit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan