Qëndrimi në Bundesliga 1, zvogëlohen shanset e Mavraj

Largimi i qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj nga skuadra e Hamburg-ut nuk ishte në formën më të përshtatshme. Kjo gjë la shije të hidhur te të gjithë, ndërkohë që shqiptari u largua nga kjo skuadër duke marrë 300 mijë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e klubit.

Aktualisht shtatlarti kuqezi është pa skuadër, ndërsa po përflitet se mund të transferohet në Greqi tek AEK-u i Athinës apo tek Olympiacos-i i Pireut. Të dyja skuadrat greke kanë shfaqur interes për të, po ashtu si ekipet spanjolle apo ato të Bundesliga 2 në Gjermani. Megjithatë, lojtari mbetet i pavendosur.

Pak ditë më parë interesim shfaqi edhe Hannover 96 në Bundesliga 1, por që pak orë më parë mediat gjermane kanë bërë me dije se ai nuk është alternativë e pëlqyer nga stafi teknik, të cilët kanë mbyllur përfundimisht listën e lojtarëve me 22-vjeçarin Jan Bednarek ditën e sotme. Ndërkohë që në shkrim thuhet se trajnerit të skuadrës nuk i pëlqen Mërgim Mavraj. Që do të thotë se lojtari duhet të shohë diku tjetër të ardhmen e tij për sezonin e ri. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan