REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Qualiarella pushime romantike me të dashurën në Dubai

12 Janar 2018 12:12

Fabio Qualiarella po kalon pushimet e dimrit në Dubai me të dashurën e tij seksi, Debora Savalaggio. Modelja italiane ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram” me partnerin e saj ndërsa shijojnë ditë relaksuese në klimën e ngrohtë arabe.

Çifti ka vizituar edhe shkretëtirën, ku kanë shkrepur edhe një “selfie”. 

Debora është një nga modelet më të komentuara në itali, edhe pse tashmë në moshën 32-vjeçare ajo vazhdon të korrë sukses.

Sulumesi i Sampdorias, nuk heziton që t’ia shprehë dashurinë shpesh herë, të dashurës së tij, përmes fotove të postuara në rrjetet sociale. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Futbollistja superseksi amerikane e fiksuar pas Ramos

22 Janar 2018 16:56

Futbollistja amerikane, Abby Elinsy është një ndër simpatizantet më të zjarrta të kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos.

Brunia shpesh herë poston foto të yllit spanjoll në profilin e saj në “Instagram”, karshi së cilave shkruan “Perfekt”. Amerikania luan me ekipin e University of North Carolina.

Abby, përveçse e talentuar në fushën e blertë, gjithashtu ka një fizik tejet seksi, për t’u admiruar. Ajo stërvitet rregullisht jo vetëm me ekipin por edhe në palestër që të jetë në formën e duhur dhe energjike në ndeshjet që luan. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Darkoi me Fellaini-n, policia e ndaloi për spiune

22 Janar 2018 14:16

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini pak ditë më parë u fotografua teksa darkonte me modelen ruse, Victoria Bonya. Bukuroshja njihet ndryshe për pasionin për fotot dhe takimin me futbollistët e famshëm.

"The Sun" shkruan se 38-vjeçarja është ndaluar njëherë në një aeroport si e dyshuar si spiune ruse. Oficerët e sigurisë në Los Angelos, i kishin gjetur një kartë biznesi për një firmë që prodhonte kamera të fshehta.

Modelja e “PlayBoy” ishte marrë në pyetje se mos kishte lidhje me udhëheqësin rus, Vladimir Putin ndërsa bagazhi i saj është skanuar përsëri në mars të vitit të kaluar.

Ishte një goditje e fortë. Mendova se do të shkoja poshtë dhe ata do të më depërtonin”- kishte treguar rusja. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

I ofruan 1 mln paund për një video seksi, flet ish-e dashura e Beckham

22 Janar 2018 13:37

Rebecca Loos, ish-e dashura e David Beckham, ka pranuar se i është afruar një shumë e madhe parash për të filmuar një video seksi, por që nuk ndodhi.

Ajo mori famë në vitin 2004, për romancën që pati me ish-yllin e futbollit anglez. Rebecca punonte si asistente e ish-mesfushorit të Real-it, kur ky i fundit jetonte dhe luante në Madrid. Sapo u mor vesh që ajo kishte pasur diçka me bashkëshortin e “Spice Girls”, u bë femra më e kërkuar nga shtypi rozë.

Bukuroshja pasi u bë e “gjallë”, mori një ofertë të çmendur për të xhiruar një video seksi.

“Një nga gjërat e para që më ofroi Max Clifford, kur mbërrita në Britani të Madhe pas historisë, ishte të realizoja një video seksi. Këmbëngulën shumë dhe unë u befasova vërtet. Më thanë se do të fitoja një milionë paund. Një milion paund në llogarinë time bankare nëse do ta bëja. Por, refuzova. Sigurisht që nuk do ta bëja këtë. Para nuk ka qenë parësore kurrë për mua, por ndershmëria”- ka treguar Rebecca/EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

FOTO/ Strakosha i fiksuar pas vajzave të Tv Klan. Ja kush është e radhës

22 Janar 2018 11:44

Thomas Strakosha nuk ndalet! Portieri kuqezi i Lazio-s, duket që ka një simpati të veçantë për vajzat simpatike të Tv Klan. Fillimisht eduasportin.com publikoi komentet “flirtuese” që 22-vjeçari shkëmbente me velinën e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, e cila e mohoi të ketë diçka mes tyre, veçse miqësisë. Ndërsa tani një tjetër emër ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për moderatoren brune të emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu.

Përsëri eduasportin.com ju fton të lexoni disa nga komentet që Strakosha dhe Arjola kanë shkëmbyer në fotot e kësaj të fundit në “Instagram”. Gardiani i Kombëtares, duket që ka një simpati të veçantë për prezantuesen e Tv Klan, e cila nuk ka nguruar që ti përgjigjet komenteve të shtatlartit me emoji me puthje dhe buzëqeshje.

Strakosha po kalon një moment fantastik në Serinë A  me ekipin e tij. 22-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më me rëndësi te bardhekaltërit, ku ka qenë vendimtar në disa ndeshje. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment