Quiz/ A jeni një fans i vërtetë i Barcelonës?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Maj 2018 10:14
Është koha për ta zbuluar

Barcelona është një nga klubet më të suksesshme të botës, që me stilin e veçantë të të luajturit dhe me yjet që ka në përbërje, ka bërë për vete me miliona fansa të futbollit anembanë botës.

Pjesë e rëndësishme e blaugranave, të cilët në vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshëm duke dominuar Evropën dhe botën është edhe Lionel Messi. I konsideruar si futbollisti më i mirë i planetit, “Pleshti” ka luajtur një rol të madh në arritjen e sukseseve të klubit.

Barcelona është klubi i tretë i futbollit që arrin të gjenerojë më shumë të ardhura në botë. Në quiz-in e mëposhtëm ka pyetje në lidhje me blaugranat. Nëse e ndien veten si një tifoz të çmendur të katalanasve, apo dëshiron të testosh njohuritë e tua, ky është rasti i duhur!

 

Quiz/ Sa mirë e njihni Lionel Messi-n?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Maj 2018 16:45
Koha për të testuar veten

Futbolli është i bukur falë futbollistëve si Lionel Messi që me magjinë e tyre të lënë me gojë hapur dhe të bëjnë që ta dashurosh këtë sport. Ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinës është unik në llojin e tij. Përveç numrave origjinalë me topin, ai di se si të fitojë trofe. Ka fituar gjithçka me blaugranat dhe ka dominuar futbollin botëror me talentin e tij. Shpesh konsiderohet si futbollisti më i mirë i botës dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Asnjë si talenti i tij. Me miliona janë fansat anembanë botës që e adhurojnë. Nëse edhe ti je fans i "Pleshtit", ky është një quiz për të zbuluar se sa di rreth “Pleshtit”. Koha për ta provuar!

 

Quiz/ A jeni një ekspert i Ligës së Kampioneve?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Maj 2018 11:03
Koha për të zbuluar sa njohuri keni

Finalja e Ligës së Kampioneve po afron dhe interesimi i tifozëve evropianë dhe atyre përtej kontinentit sa vjen edhe shtohet. Përballë janë dy gjigante të futbollit, Real Madridi dhe Liverpool-i që në këtë kompeticion kanë bërë historinë.

Çfarë mund të kërkojë më shumë një ekip se sa të ngrejë trofeun e Champions-it. Një garë unike, ku më të mëdhatë e kontinentit përballen mes tyre. Për vite me radhë historia është shkruar nga lojtarë dhe klube të ndryshme të futbollit. Mijëra janë fansat e pasionuar pas Champions-it. Nëse e ndien veten edhe ti një ekspert të Ligës së Kampioneve, atëherë quiz-i i mëposhtëm është mjeti i duhur për të parë se sa i zoti je. Provoje tani!

 

Quiz/ Sa mirë e njihni Xhiron e Italisë?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Prill 2018 12:33
Provoni njohuritë tuaja në çiklizëm

Xhiroja e Italisë është një nga aktivitetet më të rëndësishme të çiklizmit në botë dhe zhvillohet çdo vit në Itali. Gjithsesi, me raste itinerari i përshkuar nga çiklistët përfshin edhe vendet e tjera fqinje. Bashkë me “Tour de France” dhe “Vuelta a España”, kjo garë që zgjat tri javë futet te më prestigjiozet në këtë sport. Zakonisht ajo nis në fund të majit ose në fillim të qershorit. Po ju, a e dini këtë apo jo? Nëse keni dëshirë që të testoni njohuritë tuaja rreth këtij turi të famshëm, më poshtë keni quiz-in që bën për ju? Provojeni!

 

QUIZ/ Sa mirë e njihni Zlatan Ibrahimoviçin?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Prill 2018 14:52
Testoni veten me pyetjet më poshtë

Atij i pëlqen që të flasë për veten në vetën e tretë, e megjithatë askush nuk i mohon aftësitë dhe forcën e jashtëzakonshme në fushë. Kudo ku ka shkelur ka arritur suksese në karrierën e tij, për më tepër që u ka sjellë edhe fitime klubeve. Veç kësaj dallohet për golat e veçantë që shënon. Të shumtë janë admiruesit anembanë botës, që e vlerësojnë për ato çfarë i ka dhënë futbollit. Por a mendoni se dini gjithçka për Ibran? Mënyra më e mirë për ta zbuluar është quiz-i mëposhtëm. Provojeni!