REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Sfida e radhës për të apasionuarit pas sportit

QUIZ: Ju sfidojmë me 10 pyetje për "Topin e Artë"

11 Janar 2018 17:34

Ndryshe nga quiz-et e mëparshme, këtë herë Eduasportin.com ka menduar që të provojë njohuritë tuaja në lidhje me ceremoninë e "Topit të Artë". Nuk do të flasim vetëm për Messi-n dhe Ronaldo-n, prandaj bëhuni gati! 
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Fituan ndaj Atalanta-s, Hysaj dhe Napoli priten si heronj

21 Janar 2018 20:37

Napoli ka arritur që të bëjë një fitore të vështirë në Serie A, pikërisht në Bergamo kundër Atalanta-s. Pikërisht këto tri pikë e mbajnë Napolin të palëkundur në kreun e tabelës, duke vijuar javë pas jave për te qëllimi kryesor, fitorja e titullit kampion.

Kjo fitore ka ngritur në këmbë tifozët napolitan, të cilët janë grumbulluar në aeroportin e qytetit për të pritur skuadrën e tyre të zemrës. Kanë qenë afro 600 tifozë, të cilët kanë pritur mes entuziazmit dhe brohoritjeve Napolin dhe Hysajn. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

10 të veçanta që ju nuk i dini për tenistin Roger Federer

21 Janar 2018 17:08

Roger Federer është tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Megjithatë ka shumë të veçanta në lidhje me të që i dinë vetëm pak persona. Këto janë 10 fakte interesante për zviceranin 36 vjeçar.

1) Në vitin 2003 ushtria zvicerane e klasifikoi atë “të papërshtatshëm” për të shërbyer për shkak të problemeve me shpinën

2) Ai është zvicerani i parë që u bë pullë poste i gjallë

3) Gjatë 10 viteve të parë si tenist, problemi i tij më i madh ishte zemërimi i pakontrolluar

4) Ai shkëlqeu në një ekip akademie për të rinj në kategorinë e katërt

5) Ka një rrugë në Gjermani që mban emrin e tij “Roger Federer-Allee”

6) Ai luajti në flaut në një festival muzikor dhe gjithashtu i bie pianos

7) Ai luajti në një ndeshje tenisi dyshe me ish gruan e tij, Mirka në 2002

8) Numri me fat është 8-a. Ai merr 8 raketa në një ndeshje dhe ditëlindjen e ka në 8/8/8

9) Nga 2004 në 2009 arriti në 23 gjysmëfinale Grand Slam-i radhazi

10) Akullorja e tij e preferuar është me shije luleshtrydheje

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Patinazh, Rusia “zapton” podiumin

20 Janar 2018 22:30

Janë mbajtur sot garat e patinazhit në akull për finalet e Kampionatit Europian, ku në fund kanë triumfuar ruset Zagitova dhe Medvedeva, ku së bashku me ato është ngjitur në podium dhe italiania Carolina Kostner.

Garat e patinazhit në akull janë zhvilluar në Moskë, ku padyshim sportistet vendase kanë grumbulluar pikët maksimale për të marrë medaljet. Zagitova është 15 vjeçe, ndërsa Medvedeva është 18, duke u quajtur “baby” nga komentuesit e garës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Për dy ditë bëhet president, por Weah s’i ndahet futbollit

20 Janar 2018 21:34

George Weah për dy ditë do të marrë detyrën e presidentit të Liberisë.

Por një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave nga Afrika nuk mund të rrijë pa pasonin e tij, futbollin.

Ai ishte lideri i ekipit të Weah All Stars kundër Forcave të Armatosura të Liberisë në miqësoren luajtur në vend, e cila ngjalli interes të madh.

Presidenti i ri 51 vjeçar ka fituar “Topin e Artë” si edhe “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA në 1995.

Ai është afrikani i parë dhe i vetëm që i ka fituar këto trofe.

Pas sfidave të shumta që i kaloi me sukses, tani Weah ka përpara edhe një tjetër më të rëndësishme, atë të drejtimit të një vendi i cili është një nga më të varfrit dhe problematikët në Afrikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment