Qytetet dhe stadiumet që do të përdoren për fazën finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

11 Korrik 2020

Shorti për pjesën e mbetur të sezonit është hedhur sa i përket Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Faza e fundit nga çerekfinalet, në të dyja garat do të zhvillohen vetëm në nga një shtet.

Liga e Kampionëve do zhvillohet në Portugali, ndërsa Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani në muajin gusht.

Lexo po ashtu: Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale

E gjithë kjo për shkak të pandemisë coronavirus.

Shorti i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve do të zhvillohet në vetëm dy stadiume, ndërsa Liga e Evropës do të zhvillohet në katër të tilla.

UEFA ka zgjedhur Lisbonën si vendin që do t’i organizojë garat për Ligën e Kampionëve në stadiumet “Estadio da Luz” dhe “Estadio Jose Alvalade”.

Lexo po ashtu: Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, priten përballje interesante

Ndërsa sa i përket Ligës së Evropës do të zhvillohet në katër qytet me stadiume si “RheinEnergieStadio” të Koln, “MSV Arena” të Duisburgut, “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit dhe “Veltins Arena” të Gelsenkirchen.

Më poshtë i gjeni stadiumet dhe pamjet e tyre.

Estadio da Luz, Lisbon (Liga e Kampionëve)

Estadio Jose Alvalade, Lisbon (Liga e Kampionëve – finalja)

RheinEnergieStadion, Cologne (Liga e Evropës – finalja)

MSV Arena, Duisburg (Liga e Evropës)

Merkur Spiel-Arena, Dusseldorf (Liga e Evropës)

Veltins Arena, Gelsenkirchen (Liga e Evropës)

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com