Rabiot ka një kusht, nis gara e të mëdhave për francezin

Adrien Rabiot duket se e ka vendosur tashmë. Ai nuk do ta rinovojë kontratën e cila i përfundon në muajin qershor me skuadrën e PSG-së. Kështu në bazë të rregullores, duke nisur që nga muaji janar, ai do të nisë që të flasë me klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Ajo skuadër që do të arrijë që ta bindë francezin do të bëjë një goxha goditje, sepse mesfushori do të transferohet me parametra zero. Sipas gazetës katalanase ‘Mundo Deportivo’, 23 vjeçari e ka një kusht për klubin që dëshiron ta ketë atë. Ai nuk firmos nëse nuk paguhet 10 milionë euro neto në një sezon.

Interesim për mesfushorin kanë skuadrat e Barcelona-s, Liverpool-it, Chelsea-s, Manchester City-t, Tottenham-it, Milan-it dhe Juventus-it. Por të pakta janë ato të cilat mund t’ia plotësojnë kërkesat ekonomike.

Barcelona mund ta ketë 23 vjeçarin verën e ardhshme. Dhe çelësi quhet Ivan rakitic. Kroati i cili i ka premtuar besnikëri blaugranave, por që nuk ka rinovuar deri më tani, edhe pse po pret një rritje rroge mund të largohet.

Me ikjen e tij, në klubin katalanas ka mundësi investimi për Rabiot-it. Për më tepër që ata mund të përfitojnë nga shitja e kroatit. PSG-ja e kërkoi në verë dhe mund të paguajë për kartonin e tij. Ashtu si edhe Chelsea, që është gati të bëjë një sforco për Rakitic.

Për Barçën, rëndësi ka që ta shesë 30 vjeçarin. Dhe Rabiot është gati që ta nisë një aventurë të re në La Liga, pasi ai nuk do t’i thoshte jo mundësisë për të luajtur me futbollistin më të mirë të botës, Lionel Messi. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.