Radas: Radhën e ka Tirana, për Skënderbeun sakrifikoj gjithnjë

Marko Radas ndihet gati për takimin ndaj Tiranës. Skënderbeu do të përballet me bardheblutë ditën e nesërme në orën 18:45 në shtëpi. Kroati e bën të qartë se bardhekqutë nuk do të luajnë për gjë tjetër përveçse fitores.

“Çdo ndeshje është e vështirë nëse nuk je i përqendruar. Por ne jemi Skënderbeu dhe nuk kemi frikë asnjë ekip. Normale që do i respektojmë kundërshtarët. Çdo skuadër është për t’u mundur, jo vetëm Skënderbeu. Ne shikojmë punën tonë. Objektivi ynë është ndeshja e radhës, tani kemi Tiranën dhe jemi të përqendruar për të fituar”, tha mbrojtësi në konferencën për shtyp.

Gjithashtu ai shpjegoi se përse luajti me injeksion ndaj Flamurtarit ndërsa zbuloi edhe pse vendosi të qëndrojë te Skënderbeu.

“Është normale të sakrifikosh. Kjo është puna ime dhe e bëj me dëshirë këtë gjë për Skënderbeun. Gjetëm gjuhën e përbashkët me presidentin, projekti ishte interesant. Ai kishte nevojë dhe unë jam pjesë e Skënderbeut prej shtatë vitesh dhe është si familje për mua.”

Në 4 javët e para, ekipi korçar ka 10 pikë. Radas analizon paraqitjen.

“Ne e kemi nisur shumë mirë dhe në këto katër javë kemi marrë 10 pikë. Ekipi është i ri, por djemtë kanë dëshirë për të treguar vlerat. Vrapojnë dhe punojnë shumë. Ata kanë qenë edhe vitin e kaluar. Kemi edhe lojtarë me eksperiencë. Është vetëm fillimi, ka edhe 32 ndeshje. Sa kam parë unë në Shqipëri, fillimi është shumë i rëndësishëm”.

Në fund një falënderim për ish trajnerin Ilir Daja që e kërkoi te Flamurtari.

“E falënderoj që më kërkoi, por shtatë vjet këtu janë shumë dhe nuk mund të kalosh në një klub tjetër kaq lehtë. Edhe këtu, Gesti dhe presidenti më bindën, më dhanë shiritin. Ishte një nga arsyet që qëndrova. Djali im me Skënderbeun? Djali të mbarojë shkollën njëherë. Nëse i pëlqen, pse të mos vazhdojë këtë rrugë” përfundoi Radas. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan