Raikkonen zbulon Ferrarin: Nuk ishte vendimi im të largohesha

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 12:46
Piloti finlandez

Pak ditë më parë u zyrtarizua largimi i Kimi Raikkonen nga Ferrari. Skuderia 'e kuqe' konfirmoi shkëputjen e marrëveshjes me pilotin finlandez përmes një njoftimi zyrtar të bërë në sajtin e tyre.

“Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet nga roli i tij aktual. Gjatë këtyre viteve, Kimi i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në cilësinë e pilotit ashtu edhe për cilësitë njerëzore. Roli i tij ka qenë vendimtar për rritjen e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë përherë një njeri i madh në skuadër”- thuhej në njoftimin e bërë në uebin e klubit.

Ndërkohë që sot, 38-vjeçari deklaroi që nuk ishte vendimi i tij për të shkëputur kontratën me Ferrarin.

“Nuk ishte vendimi im për të lënë Ferrarin. E dija në Monza”- ky ishte komenti i parë nga Kimi Raikkonen nga Singapori pas ndarjes me ekipin në Maranello.

I pyetur për zgjedhjen e tij për të shkuar te Sauber-Alfa Romeo, ai tha: Më mjaftojnë motivimet që kam dhe nuk më intereson opinioni i njerëzve”. I pyetur nëse ka ende pasion për garat ai u shpreh: “Jo, unë ende do të jem i pakënaqur për dy vitet e ardhshme”.

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike