Raiola cakton pagën e Pogbas nëse ndërron klub, te Reali ai do të bëhej lojtari më i paguar

26 Mars 2019

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka caktuar shumën e pagës së mesfushorit francez, në rast se Real Madridi ose Juventusi e transferojnë në verë.

Sipas Tuttosport, Raiola kërkon që klienti i tij të marrë pagë vjetore prej 16 milionë eurosh te klubi i ardhshëm.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

Tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e kampionit të botës, ndërsa është thënë se agjenti i tij dëshiron ta largojë nga Manchester Unitedi, teksa vet lojtari e ka theksuar se Reali është ëndërr për secilin lojtar.

Nëse transferohet në Santiago Bernabeu dhe merr shumën e kërkuar nga Raiola, ai do të bëhet lojtari më i paguar te Los Blancos, para Gareth Bale (14 milionë euro për sezon) dhe Sergio Ramos (11 milionë euro për sezon).

Paul Pogba (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pogba aktualisht paguhet 10 milionë euro në vit te Djajtë e Kuq, ku ka kontratë deri në vitin 2021. Te Juve, ai do të mbetej prapa Cristiano Ronaldos, i cili paguhet rreth 30 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

www.telegrafi.com