Raiola është duke u angazhuar për transferimin e Pogbas te Real Madridi

15 Qershor 2019

Paul Pogba thuhet se do të shkojë për pushime në SHBA, gjersa agjenti Mino Raiola, do të merret me largimin e tij nga Manchester Unitedi në këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës nuk e dëshiron më qëndrimin te Djajtë e Kuq, pasi e dëshiron transferimin te Real Madridi për 168 milionë euro.

Zinedine Zidane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Paul Pogbas në Santiago Bernabeu, derisa tashmë kanë arritur t’i zyrtarizojnë pesë lojtarë për sezonin e ri.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Mesfushori francez është aktualisht duke i zhvilluar takimet e tij në Azi me markën e njohur Adidas, ndërsa AS raporton se për pak ditë ai do të udhëtojë për në Los Angeles.

Lexo po ashtu: Pogba nuk do të bëhet lojtari më i paguar te Reali

Real Madridi do t’i paguajë 168 milionë euro për transferimin e mesfushorit francez, por nëse dështon ajo marrëveshje, atëherë do ta kthejnë shikimin te Chrsitian Erikseni i Tottenham Hotspurit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan