Rakitic: Askush nuk është më krenar për të përfaqësuar Argjentinën se Messi

Lionel Messi ishte subjekt i kritikave të rënda pas barazimit 1-1 të së shtunës me Islandën, por Ivan Rakitic beson se askush nuk është më krenar për të përfaqësuar Argjentinën sesa bashkëlojtarin e tij te Barcelona. Kroacia përballet me ekipin e Jorge Sampaoli-t në ndeshjen e dytë të grupit të saj të enjten, me dijeninë se fitorja do t’i shohë ata të kualifikohen për 1/16. “Askush nuk është më krenar sesa Messi për të përfaqësuar Argjentinën”, shpjegoi Rakitic në konferencën e tij për shtyp para takimit . “Kur ai bashkohet me ekipin kombëtar, ka një gëzim të veçantë në fytyrën e tij. Ju mund ta shihni këtë qartësisht, unë nuk besoj se ai nuk dëshiron të luajë për Argjentinën”, shtoi mesfushori kroat. Trajneri Zlatko Dalic do të jetë i detyruar të vijë me një plan taktik për të bllokuar Argjentinën, me Rakitic të vetëdijshëm se nuk do të ketë vend për gabim.

“Ne duhet të luajmë një ndeshje të përsosur për të fituar”, pranoi ai. “Ne duam të tregojmë veten kundër më të mirëve. Do të jetë e vështirë të luash kundër Messi-t, shpresoj se nesër ai nuk do të kënaqet me ndeshjen”, u shpreh Rakitic. Sistemi taktik i Argjentinës është kritikuar shumë, pasi dështoi të mposhti Islandën në ndeshjen hapëse, por nuk ka asnjë vetëkënaqësi brenda kampit kroat përpara ndeshjes. “Rezultati i parë nuk ka ndryshuar statusin e tyre për qenë favorit për të fituar grupin apo të gjithë turneun”, vazhdoi mesfushori katalanas. “Kjo ndeshje është krejtësisht e ndryshme nga e para, Kroacia ka një lojë krejtësisht të ndryshme nga Islanda. Është e rëndësishme për ne dhe Argjentinën, presim që kundërshtarët tanë të jenë agresivë dhe me ta që kanë lojtarin më të mirë në botë, gjërat mund të bëhen të komplikuara”, deklaroi mesfushori që shpreson të mposhtë shokun e tij te Barcelona. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan