Rakitic dëshiron të rrijë te Barça, por e ka një kusht

Ivan Rakitic nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona. Ai ndihet mirë në Katalonjë dhe është gati për sezonin e ri, ku bashkë me shokët e skuadrës do të luftojë për të tjerë titull. Në ditët e fundit PSG-ja ka shfaqur një interesim shumë të madh për mesfushorin kroat. Parisienët duan që të forcojnë qendrën e mesfushës dhe Rakitic është lojtari ideal. Ata janë gati që të shpenzojnë për shërbimet e 30 vjeçarit, por ky i fundit është i lumtur te katalanasit.

Në të tillë situatë, vetëm Rakitic bëri një postim në profilin e tij në Instagram, për të treguar dashurinë për klubin aktual. “Forca Barça” ishte mesazhi i tij, që nënkupton se ai nuk preferon ikjen.

Gjithsesi, shpresat e PSG-së nuk janë shuar. Dhe kjo sepse që Rakitic të qëndrojë dëshiron rrogë më të lartë dhe rinovimin e kontratës. Por që Barcelona nuk është e gatshme që t’ia plotësojë dëshirën. Dhe kjo sepse, blaugranat janë duke shpenzuar shifra mjaft të larta për rrogat e futbollistëve dhe e kanë të pamundur që të harxhojnë më shumë.

Ndërkohë që për PSG-në është e lehtë që t’ia plotësojë kërkesën ekonomike futbollistit. Parisienët janë gati që të paguajnë klauzolën e lojtarit që është 125 milionë euro, si edhe t’i japin atij gati dyfishin e pagës aktuale. Rakitic-it i mbaron kontrata pas 3 vitesh, por ai dëshiron që të përfitojë më shumë.

Që francezët të paguajnë klauzolën, duhen që lojtari të pranojë largimi. Gjithçka mund të ndodhë, kur duhen edhe 10 ditë që merkatoja verore të mbyllet. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan