Rakitiç driblon Bartomeun: Tifozët mbështetën skuadrën

23 Shkurt 2020

Ivan Rakitiç driblon reagimin e publikut ndaj presidentit Bartomeu, i cili u prit me vërshëllima dhe protesta nga tifozët pas javës së vështirë në “Camp Nou”.

“Njerëzit kanë të drejtën të shprehen si të duan. Por ne në fushë ndjemë mbështetjen e tyre. Është e rëndësishme që t’i kemi pas dhe ata na mbështetën”, u shpreh mesfushori kroat, i cili rezervoi fjalë të mira edhe për debutuesin Breithueit.

“Ai është një sulmues që luan me shumë forcë dhe vertikalisht. Jam i lumtur për të. Është një djalë i mirë dhe e mirëpresim”.

Dhe në fund elozhet për kapitenin Mesi, që e mbylli ndeshjen me 4 gola: “Mendoi se punoi shumë dhe bëri një ndeshje të mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe jemi të kënaqur. Agjërimi i gjatë i Mesit? Ai shënoi katër gola dhe e dha përgjigjen e tij”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan