Rakitic: Interin e mundim edhe pa Messi-n

24 Tetor 2018

Ivan Rakitic e di se Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ndaj Interit në takimin e mbrëmjes në Champions. Mesfushori kroat ka një miqësi të ngushtë me patriotin e tij, Ivan Perisic prej vitesh dhe beson se zikaltri do të jetë në derbi. Rakitic analizon rivalin e radhës, që ndaj Milanit mori fitoren e shtatë radhazi.

“Duket që nga jashtë që skuadra është mirë, e bashkuar, e gëzuar dhe ambienti është pozitiv. Kur një ekip fiton të tillë ritëm, bëhet më i fortë dhe është e vështirë që t’i mundësh. Presim një sfidë mjaft të komplikuar, edhe pse mungesa e Nainggolan-it ka rëndësi. Interi është gati dhe ka uri për Champions. Unë fola edhe me Rafinha-n që e njeh mirë skuadrën”, tha kroati.

Ai më pas foli për mungesën e Leo Messi-t.

“Ky është realiteti, nuk e kemi Leo-n. Por flasim për lojtarin më të mirë të botës dhe ndoshta të historisë. Pra e komplikuar të luash pa atë. Duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi mirë. Mungesa e tij është mundësi për të tjerët. Por duhet t’i tregojmë atij që edhe pa të ekipi ia del të punojë mirë. Kam mjaft besim”, përfundoi mesfushori.

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.