Rakitic vendos për të ardhmen

Ivan Rakitic ka vendosur që të përmirësojë kontratën e tij me Barcelonën, e cila i përfundon në vitin 2011. Mesfushori kroat ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në La Liga me Barçën, pavarësisht interesit që ka shfaqur Paris Saint Germain për të. Siç shkruan “ Marca”, 30-vjeçari ka refuzuar të negociojë me gjigantët francezë, të cilët kanë insistuar për të marrë shërbimet e tij. Drejtuesit e kampionëve të Ligue 1 ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e lirimit të lojtarit që shkonte deri në 125 milionë euro.

Rakitic është i lumtur në “Camp Nou” dhe ndaj i ka qëndruar besnik klubit dhe trajnerit, i cili ka vlerësimin të madh për kroatin. Rakitic rinovoi kontratën në 2017-ën me katalanasit deri në vitin 2021. Tashmë ai ka vendosur që të rinovojë përsëri me kampionët spanjollë duke refuzuar çdo ofertë të ardhur për të në klubin blaugran. Ivan është pjesë e Barcelonës që në vitin 2014-të, pasi erdhi nga Sevilla, ku pati kaluar katër sezone. Me fanellën katalanase ai ka zhvilluar 135 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. Përformanca e tij fantastike në Botërorin “Rusi 2018” me Kroacinë, ku arritën deri në finale tërhoqi vëmendjen e disa ekipeve gjigante në Evropës, ku kryesonte interesi i Paris Saint Germain. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan