Ralf Rangnick kandidat i ri për trajner të Chelseat

13 Qershor 2019

Trajneri i RB Leipzigut, Ralf Rangnick është shfaqur si një kandidat për të pasuar Maurizio Sarrin te Chelsea.

Italiani pritet të shkojë te Juventusi, pavarësisht se The Blues dëshirojnë të mos e shkëpusin marrëveshjen me kompensim.

Gazeta gjermane, BILD shkruan sot se në mesin e atyre që konsiderohen të zëvendësojnë trajnerin nga Italia – përfshijnë menaxherin e Derby Countyt, Frank Lampard – gjithashtu edhe gjermanin, Rangnick.

Maurizio Sarri (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Shtimi i spekulimeve ishte njoftimi i javës së kaluar nga RBL se Rangnick do të heqë dorë nga roli i tij i dyfishtë – si trajner dhe drejtor sportiv.

“Unë nuk mund dhe nuk dua të përjashtoj që do të jem trajner përsëri në një moment. Unë ende ndihem shumë i ri dhe shumë i aftë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, Chelsea ka përfunduar sezonin në vendin e tretë në Ligën Premier si dhe ka fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com