Rama takon kuqezinjtë: Ky stadium do ju japë forcë! Duka e ngacmon: Berishës nuk i bën dot gol

16 Nëntor 2019

Kombëtarja e Shqipërisë ka pasur një vizitor special në seancën e saj të fundit përpara takimit me Francën. Kryeministri Edi Rama ka shkuar për të parë nga pranë stadiumin e ri si dhe për të takuar lojtarët kuqezi dhe presidentin Duka, me të cilët ka shkëmbyer batuta. Rama është ndalur gjatë te cilësia e punimeve në stadium dhe akustika e impiantit.

Më pas ai ka kërkuar të inkurajojë lojtarët në prag të përballjes me kampionët e botës, ku ka uruar që minutat e fundit tani e tutje të sjellin fitoren. Në fund një sfidë penalltish dhe batutash. Kryeministri kërkoi një duel me Strakoshën, ndërsa presindeti i FSHF e thumboi duke i thënë se diçka të tillë nuk mund ta bënte me Berishën, situatë që u kalua me të qeshura nga lojtarët kuqezi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan