Ramadan Ndreu i trembet situatës së Flamurtarit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 18:23
Kamza kërkon kthesën

Kamza kërkon fitoren në transfertën e Vlorës edhe pse përballë kanë një kundërshtar shumë të uritur si Flamurtari. Trajneri Ramadan Ndreu flet me vlerësim për kuqezinjtë, por beson se kamzalinjtë do të kthehen me pikë. “Na del një detyrë jashtëzakonisht e madhe, duke e ditur që edhe ne ndoshta nuk jemi në momentet më të mira, përsa iu përket pikëve. Megjithatë loja na jep ngrohtësi. Them se në Vlorë do të paraqitemi mirë dhe jam i bindur, që nuk do të luajmë vetëm për pikë, por do të synojmë të marrim tre pikët me të cilat do ta rregullonim renditjen”, tha Ndreu.

Evropë apo mbijetesë? – “Të gjitha skuadrat që janë në pozitat tona, duke llogaritur ato që janë 3 pikë para nesh dhe 3 pikë poshtë nesh, janë shumë afër Evropës, por edhe shumë afër rënies nga kategoria. Kjo na bën që të luftojmë në maksimum në çdo ndeshje për të marrë pikët e nevojshme, që na sigurojnë qëndrimin në Superiore, ndërsa për luftën më lart gjithçka mbetet e hapur”, deklaroi Ndreu.

Ecuria e Flamurtarit – “Është një moment delikat. Nëse Flamurtari do arrijë të dalë në lojën e vet shpejt, do të na vendosë në vështirësi. Por, nëse loja hyn në ritmin normal dhe do të kalojë në krahun tonë, shpresoj ta shfrytëzojmë këtë moment”, deklaroi trajneri i Kamzës”. Mungesa e vetme e Kamzës në këtë takim është ajo e mesfushorit Bruno Arrabal. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike