Ramos për Conte-n: Respekti nuk imponohet, por fitohet

28 Tetor 2018

Sergio Ramos analizoi humbjen e thellë të Realit kundër Barçës. Trajneri i madrilenëve, Julen Lopetegui, rrezikon shkarkimin dhe kapiteni foli për situatën e vështirë që ekipi ndodhet.

“Është një situatë shumë e sikletshme për ekipin. Kjo ishte ndeshje kyçe për ne. Ne na dënon rezultati, që erdhi pas një reaksioni tonit, ku kërkuam barazimin. Pasi pësuam golin e tretë, patëm mjaft dyshime dhe na u desh që të përfitonim. Jam i lumtur te Barça. Ne na takon që të vuajmë, të jemi të bashkuar dhe ta kalojmë këtë moment të vështirë e të kthejmë faqe”, tha kapiteni.

Më pas ai komentoi zërat për orët e fundit të teknikut Loeptegui te Madridi.

“E kam thënë gjithnjë, që këto nuk janë vendime që na takojnë ne. Ne jemi deri ën vdekje me trajnerin që gjithnjë është në presion. Këto vendime i marrin ata në krye, të shikojmë çfarë do të ndodhë ën orët në vazhdim:, vazhdoi mbrojtësi.

Në lidhje me zërat për kalimin e Antonio Conte-s në stolin e Realit, Ramos tha: “Respekti fitohet, nuk imponohet. Në fund, menaxhimi i lojtarëve ka më shuam rëndësi se sa njohja teknike e një trajneri”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.