Ramsey konfirmon largimin nga Arsenali

12 Tetor 2018
Ramsey konfirmon largimin nga Arsenali

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey konfirmon se do të largohet nga Arsenali, por vetëm pasi të përfundojë kontrata e tij në fund të sezonit. 27-vjeçari ka qenë i lidhur me skuadrën e Juventusit, Milanit dhe Lazio-s që pas lajmit se nuk do të zgjasë marrëveshjen e tij me “Topçinjtë”.

“Ne menduam se ishim në një pozicion ku ne kishim rënë dakord për një marrëveshje, por kjo nuk ndodhi. Kështu që unë duhet të vazhdoj të luaj futboll dhe të bëj më të mirën për Arsenalin këtë sezon dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka ka shkuar mirë me klubin”, u tha gazetarëve 27-vjeçari.

“Ky është një vendim që kanë marrë drejtuesit e klubit. Në futboll gjërat ndodhin shpejt dhe duhet vetëm të vazhdosh të luash duke dhënë maksimumin. Tani jam i fokusuar vetëm në këtë pjesë, po përqëndrohem të jap më të mirën për Arsenalin. Sigurisht unë do të respektoj kontratën time. Jam nën kontratë dhe unë do të bëj më të mirën këtë sezon për të arritur diçka të veçantë”, shtoi uellsiani. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.