Ramsey letër lamtumirëse tifozëve të Arsenalit: Më keni mirëpritur si adoleshent dhe më keni mbështetur ndër vite

12 Shkurt 2019

Aaron Ramsey u ka thënë lamtumirë tifozëve të Arsenalit pas 11 vitesh dhe është duke u përgatitur për kapitullin e ri me Juventusin.

Kontrata e mesfushorit uellsian me Topçinjtë skadon në fund të sezonit, ndërsa ai tashmë ka nënshkruar me kampionin italian.

Aaron Ramsey do të luajë për Juventusin në sezonin e ardhshëm (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Siç keni dëgjuar tashmë, kam arritur parakontratë me klubin e Juventusit. Desha ta bëja një deklaratë personale për të gjithë tifozët e Arsenalit të cilët kanë qenë jashtëzakonisht besnikë dhe mbështetës”.

“Më keni mirëpritur si adoleshent dhe keni qëndruar me mua përgjatë të gjitha ngritjeve dhe rënieve që i kam pasur gjatë kohës time te klubi”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Aaron Ramsey

“Po largohem me zemër të pikëlluar pas 11 viteve të mrekullueshme në Londrën e Veriut. Faleminderit”.

“Do të vazhdoj të jap maksimumin tim për klubin dhe shpresoj ta përfundojmë sezonin fuqishëm, para se ta nis kapitullin tim të ri në Torino. Me respekt, Aaron”, ka shkruar 28-vjeçari në Instagram.

Ramsey ka nënshkruar me Juventusin deri në vitin 2023, ndërsa ka pasur spekulime të ndryshime lidhur me pagën e tij që thuhet se do të jetë shumë e lartë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Aaron Ramsey (@aaronramsey) on Feb 11, 2019 at 11:06am PST

www.telegrafi.com