Ranieri: Kam qenë gjithmonë një tifoz i Giallorosëve, nuk kam fjetur kur më thanë se do të jem sërish trajner i Romës

09 Mars 2019
Ranieri: Kam qenë gjithmonë një tifoz i Giallorosëve, nuk kam fjetur kur më thanë se do të jem sërish trajner i Romës

Claudio Ranieri është rikthyer përsëri për ta drejtuar Romën.

Trajneri i mirënjohur italian që javë më parë u largua nga Fulham, nuk ka mbetur edhe gjatë pa punë.

Ai ka marrë drejtimin e Romës përkohësisht deri më 30 qershor të vitit 2019, me një kontratë që mund të zgjatet nëse arrihen objektivat.

Pasi u zyrtarizua në krye të Romës, tekniku italian ka thënë se nuk ka fjet gjithë natën nga gëzimi.

“Duke u kthyer në romë do të thotë gjithçka për mua. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz, lojtar dhe trajner i këtij ekipi”.

"Ai giocatori chiederò di essere squadra"

L'intervista a Claudio Ranieri dopo il suo ritorno a Roma
📹 https://t.co/bnwCKRWZTk#ASRoma pic.twitter.com/EDCIfSCtN9

— AS Roma (@OfficialASRoma) March 9, 2019

“Nuk kam fjetur gjithë natën nga gëzimi kur më thanë që do të jem trajner i Romës sërish. Roma është në ADN-në time. Mund të them se jeta ime është e lidhur me këtë klub”, u shpreh Ranieri.

Por trajneri italian do ta ketë një detyrë shumë të vështirë që me Romën e tij të zë njërën nga pozitat tre dhe katër, që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Në këto 12 ndeshje do t’u kërkojë lojtarëve që të japin më të mirën nga vetja. Ata duhet të ndjejnë vlerën e kësaj fanelle”.

📸 Il primo allenamento guidato da Claudio Ranieri#ASRoma pic.twitter.com/77y9N9pjsB

— AS Roma (@OfficialASRoma) March 8, 2019

“Do të kërkoj të jap edhe vet gjithçka, pasi duhet të marrim njërën nga pozitat që na dërgon në Ligën e Kampionëve”, deklaroi tekniku italian.

Ranieri më parë e ka drejtuar Romën nga viti 2009 deri në 2011, kur edhe dha dorëheqje pas një starti të dobët të stinorit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com