Raquel ngushëllon portierin e Porto-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 13:32

Iker Casillas nuk luajti në ndeshjet e fundit në kampionat dhe Champions, pasi vendin e tij e zuri i riu Jose Sa. Megjithëse ishte titullar, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë me 25-vjeçarin, i cili pësoi 5 gola në përballjen ndaj Porto-s.

Një rezultat që është kritikuar shumë nga tifozët, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me zgjedhjen e trajnerit dhe paraqitjen e gardianit portugez. Për fat të mirë, Rachel, partnerja e tij, ka gjetur një mënyrë të mirë për t’a ngushëlluar atë. Modelja e “PlayBoy” pret të sjellë fëmijën e saj të parë me Jose. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Instagram” shoqëruar me foto, bukuroshja shkruan: “ Unë pashë tek ty një pjesë që më mungonte mua dhe zbulova se mes ëndrrës dhe realitet, ekziston një hapësirë që quhet lumturi. Të dua shumë, jam gjithnjë e jotja”.

Tani, Raquel është një “rivale” e fortë për bashkëshorten e portierit spanjoll të Porto-s, Sara Carbonero. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike