Rashford beson se Anglia mund të fitojë Botërorin 2018

03 Tetor 2017

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është optimist për kombëtaren e tij angleze se mund të fitojë Kupën e Botës në Rusi.“Tre Luanët” do të luajnë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikuese të Botërorit ndaj Sllovenisë dhe Lituanisë.Përfaqësuesja Angleze kryeson renditjen në Grupin F me një diferencë prej 5 pikësh nga vendi i dytë.Rashford beson se tashmë kombëtarja e tij është në formën më të mirë ndonjëherë për të fituar Botërorin pasi trajneri Southgate ka ndërtuar një skuadër të fortë.“Po japim më të mirën tonë që të realizojmë qëllimin për të fituar këtë kompeticion. Jemi realistë edhe në mënyrën se si po luajmë ndaj ekipeve të tjera në këto kualifikime. Por, na mbetet të ndërtojmë planin kur të shkojmë në Kupën e Botës dhe të provojmë që t’a fitojmë”- përfundoi 19-vjeçari.