Rashford mund Zvicrën, por Anglia vuan ”thatësirën” e kapitenit – VIDEO

Marcus Rashford shënoi golin e dytë personal në po kaq ndeshje për Anglinë, duke i dhënë fitoren minimale skuadrës së tij kundër Zvicrës. Por pavarësisht gjithçkaje loja e 3 Luanëve ishë nën mesataren, duke rritur pak nivelin vetëm në pjesën e dytë, kur erdhi edhe goli i numrit 10.

Edhe pse nuk ka shënuar ende për Manchester United këtë sezon, Rashford u gjet në vendin e duhur 9 minuta pas fillimit të pjesës së dytë për të përfituar nga një krosim i jashtëzakonshëm i Kyle Ëalker nga krahu i djathtë, për të dërguar kështu topin në rrjetë.

Gareth Southgate kishte bërë nëntë ndryshime nga skuadra që u mund prej Spanjës pak ditë më parë, me Rashford dhe Harry Maguire të vetmit që ruajtën vendin në formacion.

Zvicra e nisi disi më mirë lojën, me Xherdan Shaqirin që pati një mundësi të artë që në minutën e shtatë, kur përplasi topin në shtyllën e majtë. Freuler dhe Rodriguez shpërdoruan dy mundësi të mira që në pjesën e parë, po të ishin treguar më të saktë mund edhe të kishin shënuar.

Në fund zviceranët paguan për gabimet që bënë dhe u ndëshkuan, por të dy palët duhet të largohen me disa pikëpyetje nga ndeshja, dhe shumë punë për të bërë, edhe pse kjo ishte vetëm një miqësore.

Për t’u veçuar fakti që golashënuesi më i mirë i Botërorit, Harry Kane, nuk ka shënuar për kombëtaren në katër ndeshjet e fundit, pasi kishe realizuar vazhdimisht për 10 ndeshjet e kaluara. Një thatësirë edhe më e madhe i ka ndodhur dy vjet më parë, kur sulmuesi i Tottenham nuk ka mundur të realizojë për kombëtaren për gjashtë ndeshje rresht mes qershorit dhe shtatorit 2016./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan