Rashica: Goli në minutat e fundit e bëri më të ëmbël fitoren

10 Qershor 2019

Milot Rashica njëri nga autorët e golave që sollën atë fitore spektakolare ndaj Bullgarisë është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.  Rashica tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte e merituar dhe i dedikohet të gjithë Kosovës.

“Si në çdo ndeshje dhe në këtë takim patëm raste. Arritën të përmbysnim disavantazhin dhe goli në minutat e fundit e bëri edhe më të mirë këtë fitore. Kemi dhënë çdo gjë nga vetja dhe në fund ia dolëm. Me një fitore si kjo ja vlen çdo gjë qe kemi bërë. Goli i dytë e rriti motivimin ton. Kjo fitore është për të  gjithë Kosovën”, u shpreh ylli i Kombëtares së Kosovës.

Kështu, Kosova merr fitoren e parë në grup, pas dy barazimeve, dhe tani e sheh veten me 5 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Republika Çeke.

BalkanWeb

www.balkanweb.com