Rashica merr fanellën me numër 7 te Werder Bremeni  

23 Qershor 2019

Milot Rashica tani e tuje do ta bart fanellën me numër 7 te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Ylli i Kosovës ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën gjerman, Werder Bremen, duke i ndihmuar në plasman të mirë në Bundesliga.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Rashica të jetë titullar i padiskutueshëm duke luajtur në disa pozita dhe duke u bërë idhull i tifozëve.

Lexo po ashtu: Vjen konfirmimi nga Bild, Werder ka refuzuar 18 milionë euro për Milot Rashicën

Këto paraqitje kanë bërë që Rashica të ndërroj numrin 11 që e barti në sezonin e kaluar dhe të marr numrin e tij me fat.

Kështu, Werderi ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se Rashica nga tani do ta bart fanellën me numër 7, të cilin e bart edhe te Përfaqësuesja e Kosovës.

Claudio #Pizarro und Milot #Rashica wechseln ihre Rückennummern. Für beide ist es eine Rückkehr 👉 https://t.co/0YK7PUXSb6#Werder | @pizarrinha | @milot pic.twitter.com/PYcz0qvTk8

— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 23, 2019

Ndryshe, djaloshi vushtrrias në sezonin e tij të parë të Bremeni në 30 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.

Nga to, nëntë gola dhe pesë asistime janë shënuar në Bundesliga në 26 paraqitje. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com