Rashica në formacionin e javës përkrah yjeve të Bundesligës

30 Shtator 2019

Milot Rashica ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Borussia Dortmundit.

Ylli nga Kosova me tu rikthyer nga lëndimi ka shënuar gol në përballje me gjigantin gjerman.

Werder Bremen ka marrë një barazim me shumë vlera te Dortmund 2:2, në një ndeshje ku lojtari kryesor ishte Milot Rashica.

Reprezentuesi kosovar është vlerësuar lartë nga të gjithë për paraqitjen e tij, derisa ka zënë vend edhe në formacionin e javës.

Sportchau e ka futur në formacionin më të mirë të javës vushtrriasin, ku është së bashku me yjet tjerë si Sane, Coutinho, Thuram e Ibisevic.

Për Rashicën kjo ishte hera e parë këtë edicion që zë vend në formacionin e javës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan