Rashica nuk po ndalet me gola te Werder Bremeni, tani i shënon Freiburgut

02 NĂ«ntor 2019

Werder Bremeni është duke e mposhtur Freiburgin 1-0 në kuadër të javës së dhjetë në Bundesligë.

Ku kishin kaluar vetëm nëntë minuta lojë, Milot Rashica e ka kaluar Werderi në epërsi me një gol të bukur, derisa asistuesi ishte Yuya Osako.

Ylli vushtrrias po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon në Bundesligë, derisa deri më tani ka arritur të shënojë katër gola.

Reprezentuesi i Kosovës deri më tani është lojtari më i dalluar i skuadrës gjermane dhe po kërkohet nga disa skuadra evropiane. /Telegrafi/

www.telegrafi.com