Rashica përfundon në radarin e Milanit

21 Tetor 2019

Milot Rahica është duke shkëlqyer në këto dy sezone te Werder Bremeni.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë te skuadra gjermane, andaj kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, vushtrriasi ka ngjallur interesimin e Milani, që janë të gatshëm t’i paguajnë tetë milionë euro për shërbimet e tij.

Por, Rossonerët janë duke u rivalizuar edhe nga skuadra tjetër e Serie A-së, Udinese, që po ashtu  i duan shërbimet e Rashicës.

Lexo po ashtu: Milot Rashica tregon pse e la Shqipërinë: Jam kthyer në vendin ku ka lindur dhe jam rritur

Mediumi italian raporton se Milani është i gatshëm që ta paguajë klauzolën aktuale të reprezentuesit të Kosovës.

Werderi në javët e fundit po tenton që ta bind anësorin shqiptar që ta nënshkruajë kontratën e re me një klauzolë më të lartë për largim, mirëpo lojtari nuk dëshiron të ketë një gjë të tillë në marrëveshjen e re. /Telegrafi/

www.telegrafi.com