Rashica vazhdon me gola, shënon edhe kundër Schalkes

08 Mars 2019
Rashica vazhdon me gola, shënon edhe kundër Schalkes

Milot Rashica ka vazhduar me formën e tij fenomenale në Bundesligë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënoj gol në ndeshjen mes Werder Bremen dhe Schalke 04.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të, falë një goli nga zvicerani Breel Embolo (1-0).

The Rocket Man is on fire 🚀🔥@milotrashica #SVWS04 https://t.co/BuO7b7dAaf

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) March 8, 2019

Por përgjigja e vendasve nuk ka vonuar më shumë se pesë minuta dhe kanë barazuar rezultatin (1-1).

Kapiteni Max Kruse harkoi bukur në zonë, ndërsa Rashica me të parën goditi dhe shënoi për ta barazuar rezultatin.

YES!

It wasn't a rocket, but a smart finish from @milotrashica has us immediately level! 🙌

⚽ 1-1 #werder #SVWS04 pic.twitter.com/xpCSRWyQ4p

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) March 8, 2019

Goli ndaj Schalkes ishte i pesti këtë edicion për sulmuesin nga Kosova, që ka bërë edhe dy asistime.

Ai e ka fituar vendin te Werderi dhe po luan rregullisht. /Telegrafi/

www.telegrafi.com