Rashica volli para ndeshjes ndaj Hoffenheimit, trajneri i Werderit: Ai e sakrifikoi veten për skuadrën

12 Maj 2019

Milot Rashica ka kaluar nëpër një gjendje tejet të vështirë qysh para përballjes ndaj Hoffenheimit.

Anësori shqiptar arriti që të asistonte në fitoren 1-0 të Werder Bremenit, mirëpo kishte pasur disa probleme shëndetësore para ndeshjes.

Trajneri i skuadrës gjermane, Florian Kohfeldt, ka treguar se Milot Rashica kishte probleme para ndeshjes së të shtunës.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Milot Rashica

Sipas trajnerit të Werder Bremenit, ylli i Përfaqësueses së Kosovës volli para ndeshjes, por e sakrifikoi veten për skuadrën.

“Miloti volli në zhveshtore para ndeshjes, ai duhet të ketë hëngër diçka të keqe. Por, prapëseprapë luajti rreth 60 minuta dhe e vendosi veten në shërbim të skuadrës”, ka thënë Kohfeldt pas takimit.

Në minutën e 61-të, lojtari shqiptar u zëvendësua nga Claudio Pizarro, i cili arriti paraqitjen e 300-të për klubin gjerman. /Telegrafi/

www.telegrafi.com