Rasti i veçantë i Davinson Sanchez, dallimi i madh i paraqitjeve mes Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve

19 Prill 2019

Mbrojtësi i Tottenhamit, Davinson Sanchez luajti vetëm një minutë të vetëm në të dy ndeshjet ku skuadra së tij u takua në çerekfinale ndaj Manchester Cityt.

Ai ka qenë një lojtar titulluar gjatë gjithë sezonit në Ligën Premier.

Megjithëse ai ishte anashkaluar për shkak të lëndimeve në nëntor dhe dhjetor, ku 22-vjeçari tashmë ka akumuluar mbi 1.500 minuta në kampionatin anglez.

Davinson Sanchez. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Mauricio Pochettino i beson kolumbianit, por në Evropë po luan me katër mbrojtës, në qendër me Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld.

You calling him a cheat, from a supporter who’s team cheats every game, you can clearly see Davidson Sanchez swing both of his arm at Dybala, also how disgusting is this from Kieran Tripper trying kick Dybala while he’s on the floor #TOTJUV #spurs # pic.twitter.com/MbjSt2ABtj

— M (@MANNYY_99) March 7, 2018

I pyetur për vendimin e trajnerit që e la në stol, Sanchez shtoi se skuadra është mbi individët.

“Unë jam pjesë e ekipit dhe jam i gatshëm në çdo moment për të ndihmuar, ashtu siç ndodhi me Cityn”.

Llorente e Sanchez. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Kam luajtur në fazën e grupeve dhe më pas kam pësuar një lëndim, por këtu jemi si ekip”, deklaroi Sanchez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com