Raul Gonzalez drejt hapit të madh si trajner, afër të marrë drejtimin e skuadrës së madhe gjermane

05 Qershor 2020

Raul Gonzalez ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë evropian në dy dekadat e fundit.

Sulmuesi legjendar spanjoll qëndroi për 16 vite nga 1994 deri në vitin 2010 te Real Madrid, pastaj për të vazhduar karrierën te Schalke 04, Al Sadd dhe New York Cosmos.

Legjenda spanjolle tani është duke ushtruar zejen e trajnerit ku aktualisht drejton Real Madrid Castilla.

Por duket se ka ardhur momenti që Raul ta bëjë hapin e madh në karrierën e tij të shkurtër si trajner, pasi po kërkohet nga Schalke 04.

Klubi gjerman po shikon mundësinë të ndërpret bashkëpunimin me trajnerin aktual David Wagner dhe Raul shihet si zëvendësuesi i tij.

42-vjeçari ka luajtur për dy vite tek klubi gjerman ku ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

Schalke është gati t’i ofrojë një kontratë tri vjeçare Raulit ku do ta lejonin të punonte i qetë për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Gjithsesi Raul ende nuk ka marrë vendimin nëse do të largohet nga Real Madrid Castilla, por mundësia për të drejtuar një klub të madh si Schalke natyrisht që po e tundon atë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan